Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Zyrën e UNICEF në Kosovë dhe Save the Children, është duke mbajtur punëtorinë për hartimin e Projektligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare.
Kjo punëtori do
të mundësojë sjelljen e diskutimeve në mes të akterëve kryesor të fushës dhe do
të ofrojë një mundësi për t’i dhënë zë pikëpamjeve të grupeve të interesit,
institucioneve publike shoqërisë civile, duke
thelluar rekomandimet në lidhje me hartimin e Projektligjit për Shërbime
Sociale dhe Familjare.
Punëtoria po fasilitohet nga Anna Nordenmark
Severinsson, eksperte e kontraktuar nga Zyra e UNICEF në Kosovë.
Pjesëmarrës në tryezë janë anëtarët e grupit punues për hartimin e projektligjit, që përfshinë përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, përfaqësues të Qendrave për Punë Sociale, përfaqësues nga komunat, përfaqësues të KOMF, UNICEF etj.
Kjo punëtori po mbahet në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, i cili implementohet nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në partneritet me Organizatën për fëmijët pa kujdes prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP. /Familja Jone