Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Këshilla nga të famshmit e Hollywood-it për një martesë të lumtur

Shumë martesa përfundojnë në divorce, e për më tepër kur dy partnerët janë të famshëm. Në Hollyëood, janë të njohura ndarjet mes të martuarve, por ka edhe të tillë që janë të martuar për më shumë se 5 dekada.

11 Celebs Share Their Secrets to Decades of Happy Marriage and if Hollywood Can Make It, We Can Too

Hugh Jackman dhe Deborra-Lee Funess, sugjerojnë që: ta bëni partnerin tuaj prioritet

Ndonëse, Funess është 13 vjet më e moshuar se Jackman  kjo nuk i ka penguar ata që të kenë një jetë të lumtur. Janë martuar në vitin 1996 dhe kanë dy fëmijë. Në një intervistë, aktori treguar që arsyeja pse martesa e tyra nuk ka përfunduar, është se ai e ka prioritet familjen.

11 Celebs Share Their Secrets to Decades of Happy Marriage and if Hollywood Can Make It, We Can Too

Alec Baldwin dhe Hilaria Baldwin: Shpenzoni sa më shumë kohë me njëri – tjetrin

Aktori Baldwin takoi instruktoren e joga-s. Hilaria Thomas në vitin 2011 dhe u martuan një vit më pas. Tani ata i kanë katër fëmijë dhe për një martesë të suksesshme e japin këtë këshillë:

Ai sugjeron që çiftet të kalojnë sa më shumë kohë me njëri – tjetrin. Ai tregoi edhe një shembull nga jeta si i martuar. Kur merr një ofertë për film, Baldwin shprehet se e merr gjithë familjen me vete dhe shpërngulen.

11 Celebs Share Their Secrets to Decades of Happy Marriage and if Hollywood Can Make It, We Can Too

Tom Hanks dhe Rita Wilson: Martohu për arsyet e mira

Ky çift janë takuar në setin e xhirimit të komedisë “Bosom Buddies”në vitin 1981 dhe u martuan shtatë vjet më vonë. Kanë më shumë se 32 vite së bashku dhe Hanks ka një këshillë për çiftet se si të funksionojë një martesë.

Me shaka Hanks kur është pyetur ka thënë se ditën kur e ka takuar për herë të parë, ka ndier që është në vendin e duhur. Ai është shprehur se martesa e tyre ka funksionuar pasi janë martuar për arsyet e duhura.

11 Celebs Share Their Secrets to Decades of Happy Marriage and if Hollywood Can Make It, We Can Too

Will Smith dhe Jada Pinkett Smith: Mos punoni me lidhjen por me veten

Pasi nuk u pranua në rolin e të dashurës së Smith, në serialin ‘The Fresh Prince of Bel-Air’ dyshja filluan të shoqërohen dhe të takoheshin. Ata u martuan në vitin 1997 dhe janë së bashku që nga ajo kohë. Sipas aktorit Smith, çiftet nuk duhet të fokusohen që të punojnë vetëm me lidhjen, por duhet të bëhen versioni më i mirë i vetes. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë