Mër, Tet 14, 2026
Banner Top
Banner Top
Ministria e Shëndetësisë hap konkurs për 25 inspektorë shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ka hapur konkurs për 25 inspektorë shëndetësor.

Sipas njoftimit të dhënë, MSh-ja, ka thënë se me qëllim të shtimit të mbikëqyrjes institucionale, është hapur konkursi për 25 pozita të reja për inspektorë shëndetësor.

Në vegëzen e mëposhtme mund ta gjeni konkursin e hapur si dhe të dhënat për kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët e interesuar.

https://konkursi.rks-gov.net/jobs?servant=1&type=2

Aktualisht, në Ministrinë e Shëndetësisë janë të angazhuar 12 inspektorë shëndetësor. Me përfundimin e procesit rekrutues të 25 pozitave të reja, në kuadër të MSh-së do të veprojnë 37 inspektorë shëndetësorë.

“Me shtimin e kapaciteteve monitoruese, rritet edhe efikasiteti i ndërmarrjes së masave ligjore ndaj çdo parregullsie në zbatim të akteve normative të institucioneve shëndetësore”, theksohet tutje në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë