Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Dy të vdekur dhe 12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve të fundit nga Covid- 19. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, 12 persona kanë rezultuar pozitiv dhe se 15 persona janë hospitalizuar.

Meqenëse rastet me Covid-19 po rriten, IKSHP po u bënë thirrje qytetarëve që t’i bartin maskat në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen.

” Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni! Ju lutemi për kujdes të shtuar ndaj COVID-19! Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia akoma nuk ka mbaruar. COVID-19 në Kosovë shënon trend të rritjes së rasteve të reja,  fatkeqësisht sot kemi të regjistruar dy raste fatale të cilët kishin sëmundje shoqëruese. IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që të vaksinohen.

MSh dhe IKSHPK  rekomandojnë qytetarët që rritja e rasteve me COVID-19 kërkon edhe masa parandaluese, andaj duhet të të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse duke zbatuar vendimet e Qeverisë, duke bartur maska në të gjitha ambientet e mbyllura, distancë, higjienë, dezinfektues për duar në të gjitha institucionet publike e private dhe të  vaksinohen kundër COVID-19. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë