Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Reagimi i Mjekëve të Klinikës së Ortopedisë, lidhur me rastin e 12-vjeçares

Reagimi i plotë:

Sot, me datë 14.12.2022, në Kolegjiumin e Klinikës se Ortopedisë është diskutuar rasti i pacientes me iniciale E.M, mosha 12 vjeçare.
Pacientja është një rast elektiv, i planifikuar për vizita ambulantore dhe nuk ka të bëjë me asnjë urgjencë mjekësore

Pacientja në fjalë vuan nga një deformim i rëndë i sistemit osteomuskular dhe për këtë arsye disa herë i’u ka nënshtruar intervenimeve për këtë qëllim nga ana e ortopedëve pediatër jashtë vendit.

Me datë 10.11.2022, është paraqitur në ambulancën specialistike ortopodike spinale, me një dokumentacion të shkruar me dorë, pa faksimil, pa emër të mjekut, është kërkuar nga ana e prindit me insitim për trajtim jashtë vendit.

Po ate ditë, me datë 10.11.2022, bëhet vizita mjekësore në prani të konsiliumit në përbërje të 3 mjekëve spinalë dhe lëshohet një raport në të cilin kërkohet që të sjellet një dokumant valid mjekësor me procedurë operative e cila është realizuar tek kjo paciente dhe planifikimet eventuale operative.

Deri më sot, pala nuk ka sjellur asnjë raport profesionalë, për të dëshmuar procedurat e nevojshme për ndërhyrje të mundshme operative.

Ne si Kolegjium, kërkojmë nga Inspektorati Shëndetësorë të bëjë inspektimin e dokumentit të prezentuar në vizitën e datë 10.11.2022, i cili është publikuar edhe në media, e që është me dorëshkrim, pa protokol , pa vulë dhe pa emer të mjekut ordinues.

Ne si klinikë jemi të gatshëm ne çdo kohë t’i dalim në ndihmë jo vetem këtij pacienti, por secilit qe paraqitet tek ne, njëkohësisht ju njoftojmë se vetëm për 4 muajt e fundit, Reparti Spinal me 3 specialistë të këtij profili ka realizuar rreth 30 operime spinale të cilat fatmirësisht kanë rezultuar të suksesshme që buxhetit të shtetit i janë kursyer së paku gjysëm milion euro,bazuar në pro-faturat e operimeve jashtë vendit .

Me respekt,
Kolegjiumi i Klinikës së Ortopedisë

Youtube

Arkiva

Kategoritë