Shtëpia e modës, Minna Fashion përmes një donacioni ka mbështetur organizatën HaveHope, për të zhvilluar kampanjen e rradhës.
Minna Fashion nga çdo shitje e fustanave rozë ka ndarë 10% e fitimit për të mbeshtetur gratë e diagnostifikuara me kancer të gjirit.
” 10% e mbledhur nga shitja e fustaneve roze Minna fashion e ka dhuruar për OJQ-të që kanë për synim ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit”, ka bërë të ditur Minna Fashion.
Këtë mbështetje e ka vlerësuar Organizata HaveHope e cila përmes një postimi në facebook ka falënderuar të gjithë ekipin e Minna Fashion.
“Vlerësimi im për kontributin tuaj, me gjithë zemër shkon përtej asaj që fjalët mund të përshkruajnë. Njerëzit si ju, zemër mirë, e dorë shlirë, më bëjnë të ndihem e përulur nga bekimi dhe bujaria”, thuhet në postim.
Ndër të tjera, Minna ka promovuar edhe veprime praktike për t’i ndihmuar gratë e prekura nga kanceri i gjirit.