Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Prezenca e acidit formik në urinë zbulon Alzheimerin në fazën e hershme

Prezenca e acidit formik në urinë mund të zbulojë prezencën e sëmundjes Alzheimer në një fazë të hershme, zbulon një studim i ri. Studimi u botua në revistën Frontiers in Aging Neuroscience. Shkencëtarët zbuluan se acidi formik urinar është një shënues i rënies e njohëse që mund të tregojë fazat shumë të hershme të sëmundjes Alzheimer.

Studimi përfshiu 574 pjesëmarrës, të shëndetshëm ose që vuanin nga Alzheimer në shkallë të ndryshme progresi, analizuan urinën dhe gjakun e tyre, si dhe iu nënshtruan vlerësimeve psikologjike. Hulumtimi zbuloi se njerëzit me sëmundjen Alzheimer kanë nivele dukshëm më të larta të acidit formik në urinën e tyre dhe sasia e kësaj substance rritet ndërsa sëmundja përparon. Sëmundja e Alzheimerit mund të zhvillohet shumë vite përpara se të shfaqen simptomat e demencës së plotë dhe të pakthyeshme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë