Në një studim të ri, hulumtuesit zbuluan se ngrënia e vonshme e ushqimit ndikon në shpenzimin e energjisë, oreksin dhe rrugët molekulare në indin dhjamor (yndyrë).
Ngrënia e vonshme, dyfishoi shanset për të qenë të uritur në krahasim me ngrënien e hershme.
Kjo mund të shpjegojë pse kërkime të tjera dhe urtësi konvencionale kanë lidhur të ngrënit vonë me një rrezik të shtuar të obezitetit.
Dietarët kanë paralajmëruar prej kohësh që të shmangim ngrënien e voshme gjatë natës. Disa kërkime të viteve 2019, ofrojnë mbështetje shkencore për atë mençuri konvencionale duke e shoqëruar të ngrënit e vonshëm me një rrezik më të lartë të obezitetit.
Megjithatë, pak kërkime janë kryer se si koha e të ngrënit ndikon në mekanizmat fiziologjikë, sipas studiuesve nga ‘Brigham and Women’s Hospital’, të cilët publikuan rezultatet e një prove të re në revistën ‘Cell Metabolism’.
“Ne donim të testonim mekanizmat që mund të shpjegojnë pse ngrënia me vonesë rrit rrezikun e mbipeshes,” tha autori Dr. Frank A. J. L. Scheer, nga Brigham and Women’s Hospital.
Studimi paraqiti 16 pjesëmarrës me një indeks të masës trupore (BMI) në rangun e mbipeshës ose obezitetit.
Për studimin, pjesëmarrësit kaluan 9 ditë në suita laboratorike në Qendrën Spitalore të Brigha and Womens’s Hosptial.
Në tre ditët para mbërritjes në laborator, pjesëmarrësit u udhëzuan gjithashtu që të ndiqnin rreptësisht dieta dhe orare të vakteve identike.
Gjatë çdo qëndrimi në laborator, pjesëmarrësit hanin dieta të kontrolluara me lëndë ushqyese në një orar të caktuar.
Studiuesit shikuan ndikimin e të ngrënit të vonshëm në hormonet ‘ghrelin’, i cili i tregon trurit se trupi ka nevojë për ushqim dhe leptinën, që i tregon trurit se stomaku është plot.
Studiuesit i testuan këto hormone çdo orë gjatë 24 orëve në çdo ditë testimi.
Për më tepër, studiuesit matën shpenzimin e energjisë së pjesëmarrësve duke përdorur kalorimetrinë indirekte 12 herë gjatë 16 orëve që pjesëmarrësit ishin zgjuar në ditët e testimit.
Ata gjithashtu matën vazhdimisht temperaturën e trupit të pjesëmarrësve për çdo ditë testimi për të ekzaminuar shpenzimet e energjisë.
Për të matur se si koha e vakteve ndikoi në rrugët molekulare të përfshira në mënyrën se si trupi ruan yndyrën, studiuesit mblodhën një biopsi të indit dhjamor të bardhë nënlëkuror, dhjamin e ruajtur midis lëkurës dhe muskujve, nga shtatë pjesëmarrës gjatë fazës së hershme të ngrënies dhe fazës së vonë të ngrënies.
Çfarë gjeti studimi
Ngrënia e vonshme dyfishoi shanset për të qenë të uritur në krahasim me ngrënien e hershme.
Ushqimi me vonesë uli nivelet e hormonit leptinë me 16% gjatë 16 orëve që pjesëmarrësit ishin zgjuar.
Pjesëmarrësit që hëngrën më vonë kishin gjithashtu shpenzime dukshëm më të ulëta të energjisë.
Ushqimi me vonesë gjithashtu uli ndjeshëm temperaturën mesatare të trupit të pjesëmarrësve gjatë 24 orëve./Medical News Today