Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Turshitë, një ndër shkaktarët e thartirës në lukth –  intervistë me gastroenterolgun Shabani

Albina Selmanaj

Thartira e lukthit paraqet aciditetin e lukthit ( HCL), i cili  është një lëng që prodhohet nga vetë lukthi dhe ndihmon në tretje të ushqimit por edhe mbyt bakteret dhe viruset që konsumohen së bashku me ushqim dhe pije duke na mbrojtur nga infeksionet dhe sëmundjet.

Aciditeti i lukthit matet nga vlerat e pH të cilat rangojnë nga 0-14 .Sa më e ulët pH, aciditeti më i fortë.

Një lukth i shëndosh ka pH 1.5-3.0.

Për më shumë rreth thartirës në lukth, shkaktarëve dhe rreziqeve të saj ka folur në një intervistë për familjajonë gastroenterologu, Driton Shabani.

Gastroenterologu Shabani tha se probleme në lukth mund të shkaktojë sasia e shtuar por edhe sasia e zvogëluar e aciditetit , duke ndikuar kështu në zhvillimin e sëmundjes Zollinger Ellison, Infeksionit me Helicobacter pylori dhe efektit rebound.

Probleme në lukth mund  të shkaktojë sasia e shtuar dhe sasia e zvogëluar e aciditetit. Sasia e shtuar mund të vijë si pasojë e 1. Sëmundjes Zollinger Ellison :- gjendje kur disa tumore qofte në pancreas apo në pjesët e sipërme te zorreve të holla rrisin sekretimin e gastrines e cila ndikon ne rritjen e sasise se HCL-ës në lukth. 2. Infeksionet me Helicobacter pylori : Infeksioni me H.pylor i antrumit të lukthit ndikon në rritjen e sekretimit të gastrinës e cila pastaj rrit HCL .Nëse nuk trajtohet H.pylori mund të shkaktojë edhe zvogëlim të thartirës në lukth , gjendje e cila është po aq jo e mirë sikurse rritja e thartirës në lukth dhe 3. Rebound effect prej medikamenteve( gjendje pas tërheqjes prej barnave ). “, tregoi ai.

Ndërkaq, sa i përket përkeqësimit të thartirës në lukth doktori tha se në të mund të ndikojnë llojet e ushqimeve që personat me këtë problem i hanë, në mesin e të cilave janë edhe turshitë që konsumohen pa kujdes në këtë periudhë të vitit.

Personat që kanë problem me thartirë të shtuar të lukhtit duhet të kenë kujdes në rregullimin e ushqimit , të mos konsumojnë ushqime të cilat përkeqësojnë apo rrisin thartirën e lukthit , e këto ushqime janë: prej pemëve:  limoni , portokalli , ,ananasi , prej perimeve nuk preferohet : hudrën , qepën , domatja dhe produket e saj, turshitë etj , prej pijeve nuk preferohen pijet e gazuara,pijet alkoolike, kafja , lëng limoni , ëeng portokalli, Pacientët që kane problem me tharëtirë të shtuar nuk preferohet të konsumojn brumëra , bukë të bardh , qips , melmesa, ëmbelsira ,mish të terur , mishi të kuq të ferguar , yndyrnat me origjinë shtazore, qumshti dhe produket e tij me yndyrë“, bëri të ditur Shabani.

Ndërsa, sa i përket ushqimeve që preferohen të hahen, për t’i ikur rrezikut të thartirës gastroenterologu, Shabani përmendi qumështin dhe prodhimet e qumështit me pak yndyrë, mishin dhe përpunimet e mishit: mishi shpezëve pa lëkurë, mish viqi pa yndyrë, mish peshku, po ashtu perimet dhe bukën e zezë.

Tutje, Shabani tregoi edhe për mundësitë e paranadalimit të këtij problemi, gjë që sipas tij është i mundur vetëm nëse luftohen shkaktarët që ndikojnë në rritjen e thartirës.

“Po ,thartira e shtuar e lukthit  mund të parandalohet duke luftuar shkaktarin e rritjes së saj. Pra nëse rritja e HCL-ës është  shkaktuar nga sindroma Zollinger Ellison , të fillohet trajtimi me doza të larta të IPP-ve( pantoprazole, esomeprazole , lansoprazol etj) , kemoterapi apo në disa raste edhe trajtim kirurgjik (nëse tumori është i lokalizuar).Nëse pacienti është me Helicobacter Pylor positive dhe ka shenja të thartirës së shtuar në lukth duhet të fillohet menjëherë me terapin për eradikimin e H.pylorit. Infeksioni me H.pylor për një kohë të gjatë mund të shkaktojë kancer të lukthit. 85 % e kancereve të lukthit shkaktohen nga infeksionet me H.pylor.“, theksoi ai.

Mos trajtimi i duhur i problemit me thartirën në lukth sipas gastroenterologut mund të na shkaktojë edhe sëmundje të tjera serioze në mesin e të cilave është edhe alternimi malinjë si sëmundje kanceroze.

Mos trajtimi i hiperaciditetit mund të shoqërohet me dëmtim të mukozës së lukthit –pezamtim deri në shaqjen e ulcerave të cilat  mund të shoqërohen me komplikime të ndryshme siç janë: GJAKDERDHJA -nga lukthi shoqërohet me vjellje gjaku apo jashtëqitje të zezë nga zorra ,anemi, PERFORIMI- që shoqërohet me dhimbje të mëdha të barkut , PENETRIMI –po ashtu mund të shoqërohet me dhimbje barku , OBSTRUKSIONI -shoqërohet me pengesa ta kalimit të ushqimit nga lukthi në zorrë ,  apo edhe në ALTERNIMI MALINJ  – sëmundje kanceroze.“, përfundoi Shabani.

Ndryshe, lukthi çdo ditë sekreton 2 L tharëtirë ( HCL-acid klorhidrik ).

Youtube

Arkiva

Kategoritë