Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse ndryshon ngjyra e syve?

Sipas një studimi të fundit  u zbulua se ngjyra e syve  nuk mbetet gjithmonë konstante gjatë gjithë jetës, në fakt, një gamë e gjerë e ndikimeve mund ta ndryshojnë atë, duke filluar nga lëndimet dhe deri tek dëmtimet e diellit, shkruan BBC.

Një studim i udhëhequr nga Cassie Ludwig, një okuliste në Institutin e Syve Byers në Universitetin e Stanfordit, hulumtoi 148 foshnja të lindura në Spitalin e Fëmijëve “Lucile Packard” në Kaliforni, duke regjistruar ngjyrën e irisit të tyre në lindje. Gati dy të tretat e foshnjave kanë lindur me sy kafe dhe një e pesta me sy blu.

Dy vjet më vonë, Ludwig dhe kolegët e saj zbuluan se nga 40 foshnjat me sy blu në studim, 11 kishin sy kafe deri në moshën dy vjeçare, tre kishin ngjyrë lajthi dhe dy të gjelbër. Nga 77 të sapolindurit me sy kafe, pothuajse të gjithë 73 kishin ende sy kafe në moshën dy vjeçare.

Pra, duket se sytë blu kanë më shumë gjasa të ndryshojnë sesa sytë kafe gjatë fazave të hershme të jetës.

Në studimin e Ludwig, një e treta e syve të foshnjave ndryshuan ngjyrën në dy vitet e para, pra ngjyra e syve u bë më e errët. Tendenca drejt errësimit mund të jetë për shkak të grumbullimit të një pigmenti mbrojtës në iris./BBC

Youtube

Arkiva

Kategoritë