Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
8 rregulla të arta të fitnesit

Kur bie fjala tek të jetuarit e shëndetshëm, 8 rregulla duhet zbatuar gjithnjë, pa marrë parasysh qëllimi tuaj.

1. Nxehja adekuate para stërvitjes

Kjo shumherë anashkalohet por kjo asesi nuk guxon të ndodhë sepse ngrohja adekuate e trupit para stërvitjes përpos që eviton lëndimet, përgatitë muskujt për gjenerim force dhe lubrifikon nyjet për lëvizje më të butë dhe efikase.

2. Qëndroni të hidratuar

Çdo aktivitet ditor kërkon nivele optimale të ujit në trup. Uji është më se i domosdoshëm për kryerjen efikase të të gjitha proceseve metabolike në trup dhe performancë të lartë fizike e psikike. Nevoja për ujë është po aq më e lartë kur merreni me ushtrime fizike dhe në ditë të ngrohta.

3. Bëni ushtrime kardio

Ky lloj i stërvitjes mund të jetë më i bezdisshmi por është i domosdoshëm jo vetëm për dukje por edhe për shëndet maksimal të mushkërive, zemrës dhe për rritje të dendsitetit të eshtrave. Mundohuni të inkorporoni kardio të paktën 3 herë në javë.

4. Bëni peshëngritje

Peshëngritja nuk do ju bëjë të dukeni tepër muskulozë siq frikësohen shumë njerëz, sidomos femrat. Ngritja e peshave është metoda më e mirë që të dukeni më bukur, sepse zhvillohen muskujt teksa djegni dhjam në të njëjten kohë dhe kjo ju bën të dukeni më të tonifikuar dhe

të shëndetshëm. Masa muskulore dhe forca janë gjërat e para që bien me plakje për këtë arsye peshëngritja është ideale për ngadalësimin e këtij procesi.

5. Konsumo më shumë proteina

Të ushqyerit ka rol primar në një jetë të shëndetshme. Proteinat janë ndërtuese të çdo indi në trup dhe sidomos kur merreni me aktivitet sportiv, ato janë esenciale. Merren kryesisht me prodhime shtazore siq janë mishrat, prodhimet e qumshtit, vezët, etj.

6. Pushimi adekuat

Që muskujt të zhvillohen nga stervitja ata kanë nevojë për pushim adekuat në mënyrë që të rikuperohen nga ushtrimet dhe të jenë më të fortë për stërvitjen e rradhës. Mos pushimi i duhur dhe gjumi jo adekuat përpos që ndal çdo progres në fitnes, por edhe shkakton dëme të mëdha mendore e fizike. Sigurohuni që muskujt e stërvitur të kenë kohë për rikuperim dhe bëni gjumë të mjaftueshëm dhe të thellë.

7. Shënoje progresin

Është me rëndësi të mbani shënime per aktivitetin tuaj sepse kjo mundëson të mos devijoni nga rutina dhe të keni të qartë sesa keni arritur permirësim çoftë në dukje apo forcë.

8. Bëni diçka që ju e pëlqeni

“Stërvitja më e mirë është ajo që ju e bëni”. Kjo shprehje është më se e vërtetë sepse kur pëlqeni diçka që bëni, gjasat janë më të ulëta që ta ndërpritni. Nëse urreni ushtrime të caktuara, çdoherë ka diçka tjetër që mund ta bëni në vend të saj, rëndësi ka të merreni me aktivitet sportiv gjatë tërë jetës./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

No Related Article

Youtube

Arkiva

Kategoritë