Pijet energjetike rrisin ndjeshëm energjinë për shkak të përmbajtjes së lartë të kafeinës dhe stimujve të tjerë. Megjithatë, konsumimi afatgjatë i tyre mund të sjellë pasoja të padëshiruara për shëndetin tuaj.
1. Rriten të rrahurat e zemrës dhe tensioni i gjakut
Pijet energjetike përmbajnë nivele të larta kafeine, e cila mund të ndikojë negativisht në funksionimin e zemrës dhe sistemin kardiovaskular. Kjo përfshin ndjesinë e rrahjeve të çrregullta të zemrës dhe aritmi. Në raste të shpeshta, këto rrahje të çrregullta mund të bëhen të përhershme tek ata që konsumojnë rregullisht këto lloj pijesh.
Kafeina gjithashtu ndikon në tensionin e gjakut. Pas konsumit të saj, tensioni rritet brenda dy orëve të para, duke i shkaktuar stres shtesë sistemit kardiovaskular. Nëse këto pije konsumohen shpesh, rreziku për zhvillimin e hipertensionit rritet.
Të tjera gjëra që konsumimi i pijeve energjetike i shkakton zemrës tuaj:
- Arrest kardiak
- Takikardi
- Trombozë akute koronare
- Infarkt
- Kardiomiopati akute
- Aneurizëm aortik
- Spazmë koronare
2. Mund të përjetoni ankth, pagjumësi dhe nervozizëm
Sasia e kafeinës në pijet energjetike është më e lartë se në pijet e tjera me kafeinë, çka ndikon në shëndetin mendor. Konsumimi i tyre mund të rrisë ndjenjat e ankthit dhe të shkaktojë vështirësi në gjumë.
Nëse konsumohen në mënyrë të vazhdueshme për disa muaj, mund të përkeqësojnë gjendjen mendore dhe të çojnë në:
- Ankth të shtuar
- Nervozizëm
- Irritim
- Depresion
- Mendime vetëvrasëse në raste të rralla
Këto efekte mund të ndodhin tek individë me ose pa çrregullime mendore ekzistuese.
3. Rritet niveli i sheqerit në gjak
Shumë pije energjetike përmbajnë sasi të lartë sheqeri ose ëmbëlsuesish. Kjo rrit shpejt nivelin e glukozës në gjak, një fenomen i njohur si “spikim i sheqerit”.
Kur ndodhin shpesh, këto rritje të shpejta stimulojnë prodhimin e insulinës dhe mund të çojnë në rezistencë ndaj saj. Si pasojë, rritet rreziku për zhvillimin e diabetit të tipit 2.
4. Urinoni më shpesh, rritet rreziku për dehidratim
Kafeina stimulon prodhimin e urinës. Kur trupi nxjerr shumë lëngje në kohë të shkurtër, mund të ndodhë dehidratimi. Përdorimi i gjatë i pijeve energjetike mund të dëmtojë gjithashtu funksionin e veshkave, duke vështirësuar filtrimin e mbetjeve nga gjaku.
5. Fillon erozioni i smaltit të dhëmbëve
Smaltit, që mbron sipërfaqen e dhëmbëve, mund të dëmtohet nga konsumimi i tepruar i këtyre pijeve. Me kalimin e kohës, kjo mund të shkaktojë:
- Karies dentare
- Prishje të dhëmbëve
- Ndjeshmëri dentare
6. Ndryshojnë zakonet e tualetit
Në afat të shkurtër, kafeina nxit urinimin e shpeshtë dhe ndonjëherë diarresë. Përdorimi i zgjatur mund të irritojë stomakun dhe zorrët, duke sjellë efekte si:
- Të përziera
- Probleme me tretjen
- Fryrje
- Gazra
- Gastrit
7. Mund të shtoni në Peshë
Pijet energjetike janë të pasura me sheqer dhe kalori. Konsumimi i tepërt i tyre ndihmon në shtimin e peshës. Individët që i konsumojnë shpesh këto pije kanë prirje të konsumojnë më shumë ushqime të përpunuara dhe të kenë një stil jete më pasiv.
Përbërësit për të cilët duhet të jeni të kujdesshëm
Përveç kafeinës dhe sheqerit, shumë pije energjetike përmbajnë edhe substanca të tjera që mund të jenë të dëmshme nëse konsumohen në sasi të mëdha:
- Guarana – burim i dytë i kafeinës
- Taurina – ndikon në muskuj, sistemin nervor dhe zemër
- Xhinsengu – përforcon efektin e kafeinës në trup
- Vitaminat B – ndihmojnë imunitetin, lëkurën dhe shfrytëzimin e energjisë
- Glukuronolaktoni – përmirëson fokusin dhe përqendrimin
- Johimbe – ndikon në performancën seksuale dhe humbjen e peshës
- Karnitina – ndihmon në përdorimin e acideve yndyrore si burim energjie
Kush duhet t’i shmangë pijet energjetike?
Edhe pse shumica e të rriturve mund t’i konsumojnë në sasi të vogla, disa grupe duhet t’i shmangin krejtësisht:
- Fëmijët dhe adoleshentët
- Gratë shtatzëna ose në periudhën e gjidhënies
- Personat me ndjeshmëri ndaj kafeinës
- Ata me sëmundje të caktuara ose që marrin ilaçe që ndërveprojnë me këto përbërës
- Individët me probleme të shëndetit mendor
- Personat me sëmundje të zemrës
Shenja paralajmëruese që nuk duhet t’i anashkaloni
Nëse pini shpesh pije energjetike, disa simptoma janë sinjal që po e teproni. Ato përfshijnë:
- Vështirësi në frymëmarrje
- Konfuzion ose hutim
- Halucinacione
- Kriza epileptike
- Etje ose urinim të shtuar
- Rrahje të shpejta ose të çrregullta të zemrës
- Dridhje të muskujve
- Probleme me tretjen si diarrea, nauze ose të vjella
- Marramendje ose shqetësim i theksuar
- Ndryshime në vigjilencë
Zëvendësues më të Shëndetshëm
Nëse dëshironi një shtysë energjie, por pa rrezikuar shëndetin, mund të zgjidhni këto alternativa më të sigurta:
- Kafe
- Çajra
- Suplementë para stërvitjes
- Suplementë me kafeinë
Përmbledhje
Pijet energjetike janë të sigurta kur konsumohen në sasi të vogla. Megjithatë, përdorimi i tepërt mund të sjellë probleme me zemrën, veshkat dhe rregullimin e sheqerit në gjak.
Për disa grupe si fëmijët, adoleshentët dhe personat me sëmundje kronike, këto pije duhen shmangur plotësisht. /Verywell Health/













