Mar, Jan 14, 2025
Banner Top
Banner Top
60 pacientë të hospitalizuar me Covid-19 në ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim mjekësor janë 30 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 30 të tjerë më post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 23 pacientë kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është një pacient i shtrirë”, thuhet në njoftimin nga ShSKUK

Sipas njoftimit, 24 pacientë post–COVID janë duke marrë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë ndërsa 12 pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Sa i përketë pacientëve me koronavirus në spitalet e përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 6 pacientë

Spitali i Pejës, 7 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 1 pacient post-covid.

Youtube

Arkiva

Kategoritë