Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
5 trende të grimit që nuk dalin kurrë nga moda

Trendet vijnë e shkojnë, por klasikja mbetet gjithmonë. Nuk është keq të përcjellen trendet, sidomos sa i përket grimit, por ato ndryshojnë shpejtë – dhe ju mund të përfundoni me produkte grimi që nuk iu nevojiten.

Më poshtë ne do ua listojmë disa lloje të grimit, që nuk vdesin kurrë:

Grimi natyral – do të jetë gjithmonë në modë. Ideja e këtij grimi është që të dukeni gjithmonë të freskëta. Sekreti është kësaj pamje është i thjeshtë: nëse dëshironi të keni buzë me ngjyrë të kuqe, sytë duhet të jenë  pothuajse të pagrimuar.

23 Beauty Trends That Never Go Out of Style

Sytë e nxirë apo “smokey eye” – është patjetër një prej grimeve që nuk do të dalin kurrë nga moda. Këtë teknikë grimi mund ta bëni me çfarëdo ngjyre që dëshironi dhe është ideale për ndonjë rast special.

23 Beauty Trends That Never Go Out of Style

Buzët e kuqe – përgjatë dekadave, buzëkuqi ka qenë i adhuruar nga gratë. Është bërë i famshëm nga Marilyn Monroe dhe që nga ajo kohë nuk ka dal asnjëherë nga moda.

23 Beauty Trends That Never Go Out of Style

Llajner – është një tjetër grim i pavdekshëm. Për këtë lloj grimi është e rëndësishme të dihet që duhet të aplikohet ndryshe nga një person në tjetër, për shkak të dallimit në formën dhe ngjyrën e syve.

23 Beauty Trends That Never Go Out of Style

Vija e bardhë – kjo formë e grimit bënë që sytë të iu duken më të mëdhenj dhe të hapur. Kjo formë e grimit është shumë e lehtë dhe është praktikuar nga gratë për vite të tëra.

23 Beauty Trends That Never Go Out of Style

Vetullat – në çdo ndryshim të trendeve, vetullat nuk kalojnë pa u vërejtur. Ndonëse ka pasur vite kur vetullat janë mbajtur të holla, ajo që nuk ka ndryshuar është që vetullat duhet të jenë të formësuara dhe më të trasha. /Familja Jone

23 Beauty Trends That Never Go Out of Style
Tags: , , , , ,

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë