Die, Mar 29, 2026
Banner Top
Banner Top

Një raport i fundit i UNFPA, i titulluar Respectful Maternity Care: Women’s Experiences and Outlooks in Eastern Europe & Central Asia, tregon se rreth 39.2 % e grave në Kosovë raportuan se ishin të pakënaqura me përvojën e tyre gjatë lindjes në spital. 

Raporti përfshiu mbi 2,600 gra nga 16 vende të rajonit dhe evidenton se shumë prej tyre përjetojnë mungesë respekti, trajtim verbal ose fizik të papërshtatshëm, si dhe ndërhyrje mjekësore pa konsentimin e tyre. Për Kosovën, kjo shifër tregon se pothuaj një në tre gra ka përvoja negative gjatë lindjes.

Sipas raportit, arsyet kryesore të pakënaqësisë për gratë në Kosovë janë: mungesa e respektit dhe trajtimi jo i duhur nga personeli shëndetësor, ndërhyrjet pa konsentim, mungesa e komunikimit të qartë mbi procedurat, shkelja e privatësisë dhe trajtimi diskriminues bazuar në status socio-ekonomik, etni ose gjini.

Kosova krahasohet me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ku përqindjet e pakënaqësisë janë gjithashtu të larta. Në rajon, rreth 70% e grave raportuan të paktën një formë trajtimi jo-respektues gjatë lindjes.

Ekspertët e UNFPA rekomandojnë: trajnim të personelit shëndetësor për kujdes respektues dhe të sigurt, politika që respektojnë privatësinë dhe autonominë e grave, dhe përfshirjen e grave në vendimet mjekësore.

Youtube

Arkiva

Kategoritë