Mar, Maj 5, 2026
Banner Top
Banner Top
22 lindje dhe mbi 12 mijë analiza gjatë një jave në Spitalin e Gjakovës

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 27 prill – 4 maj 2026, duke evidentuar një numër të lartë shërbimesh shëndetësore të ofruara për pacientë.


Sipas këtij raporti, gjatë javës janë realizuar 22 lindje dhe 52 operacione në traktin operativ, ndërsa janë kryer gjithsej 1,718 vizita specialistike ambulantore.


Në laboratorë, 872 pacientë kanë kryer gjithsej 12,450 analiza, duke reflektuar një volum të konsiderueshëm pune në këtë sektor.


Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, janë ofruar 258 trajtime me hemodializë, ndërsa 358 pacientë kanë kryer ekzaminime me ultrazë.


Në shërbimet diagnostike janë përfshirë edhe 220 pacientë në radiologji dhe 89 ekzaminime me CT.


Ndërkohë, në kuadër të mjekësisë fizikale dhe rehabilitimit janë trajtuar 171 pacientë.


Aktualisht, në këtë institucion shëndetësor janë të hospitalizuar 155 pacientë.


Sipas spitalit, gjatë kësaj periudhe “janë ofruar edhe shumë shërbime të tjera mjekësore në të gjitha repartet e spitalit”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë