Mar, Sht 19, 2023
Banner Top
Banner Top
21 raste të reja me koronavirus dhe 10 të shëruar

Janë konfirmuar edhe 21 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi në facebook.

“Sot më 22 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 21 raste.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë)”, njofton IKSHPK.

Po ashtu janë shëruar 10 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 782 raste./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë