Mër, Mar 11, 2026
Banner Top
Banner Top
190 rekrut nga rajoni i Mitrovicës që synojnë të jenë pjesë e Policisë së Kosovës, po ju nënshtrohen testimeve psikologjike dhe kontrolleve mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë

Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar se 190 rekrut nga rajoni i Mitrovicës që synojnë të jenë pjesë e Policisë së Kosovës, po ju nënshtrohen testimeve psikologjike dhe kontrolleve mjekësore në këtë spital.

Sipas njoftimit, Drejtori Ekzekutiv i Spitalit, Gëzim Berisha, së bashku me u.d. drejtorin mjekësor, Dr. Qenan Çabra, kanë pritur një delegacion të Policisë së Kosovës, në përbërje të dr. Merita Zogu, drejtor i drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës.

“Drejtori Berisha, gjatë takimet theksoi se Spitali ofron kujdes për të gjithë banorët e rajonit të Mitrovicës, por theks dhe kujdesi veçantë i kushtohet institucioneve publike, me kontrolle mjekësore, si për Policinë e Kosovës, FSK, por edhe institucione të tjera.” thuhet në njoftim.

Sipas Berishës, puna me kontrolle të rekrutëve po shkon sipas planifikimit.

Në anën tjetër Dr. Qenan Çabra, u.d. drejtor mjekësor, tha se kanë angazhuar stafin e nevojshëm mjekësor për të kryer këto vizita mjekësore.

“Dr. Merita Zogu, drejtor i drejtorisë për Shërbime Shëndetësore në Policinë e Kosovës, përgëzoj stafin e Spitalit për punën dhe përkushtimin, duke shtuar se procesi i kontrolleve po shkon mbarë dhe sipas planifikimit.” është theksuar tutje në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë