Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar raportin javor me shërbimet e realizuara gjatë javës së kaluar në këtë spital.
Sipas raportit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë gjatë javës së kaluar lindën15 vajza dhe 9 djem.
Po ashtu, shërbimet tjera që janë ofruar gjatë javës së kaluar përfshijnë:
- 2,516 vizita specialistike
- 248 pranime të reja
- 174 pacientë të shtrirë mesatarisht në një ditë
- 1,368 pacientë kanë kryer gjithsej 16,595 analiza laboratorike
- 70 operacione të kryera me sukses
- 199 dializa
- 665 rëntgen, 278 ultrazëra, 82 MRI
- 50 ehokardiografi
- 29 ergometri
- 18 gastroskopi
- 14 kolonoskopi
- 252 shërbime fiziatrike












