Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se 14 djem dhe 13 vajza kanë lindur javën kaluar në këtë spital.
Po ashtu, spitali përmes këtij njoftimi ka theksuar edhe disa nga shërbimet që janë kryer javën e kaluar:
• 2,880 vizita specialistike;
• 255 pranime;
• 171 pacientë mesatarisht të shtrirë në një ditë;
• 1,656 pacientë kanë kryer gjithsej 19,236 analiza;
• 75 operacione të suksesshme;
• 221 dializa;
• 511 Rëntgen, 256 Eho, 71 MRI, 8 Mamografi;
• 24 ergometri, 49 ehokardiografi;
• 9 kollonoskopi, 22 gastroskopi;
• 285 shërbime fiziatrike.












