Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Vogëlushja nga Prishtina i dhuron flokët e saj për bashkëmoshatarët e sëmurë me kancer

Albina Selmanaj

Flokët e saj të gjata deri te fundi i shpinës të kujtojnë vetë bukuroshen Rapunzel, është kjo vogëlushja nga Prishtina, Berna Pacolli e cila tani më ka vendosur që pasurinë më të madhe të saj, flokët, t’i ndaj me bashkëmoshatarët e saj të cilët janë të sëmurë me kancer.

E mbushur me dashuri dhe humanizëm qysh në moshën 8 vjeçare, Berna tani i ka prerë flokët e saj të gjatë dhe është bërë gati që t’i dhurojë ato në fondacion “Një zemër për ty”, për të gëzuar një fëmijë tjetër me flokët e saja.

Berna e cila tani do të vazhdojë shkollimin për në klasën e tretë, bashkë me ëndrrën për t’u bërë një doktoreshë e kafshëve, ndihet shumë e lumtur që po mundet sadopak të i ndihmojë shoqet dhe shokët e saj që kanë nevojë.

Prindërit e Bernës në anën tjetër ndihen shumë të emocionuar dhe të lumtur që vajza e tyre merr iniciativa të tilla, për të cilën ata thonë që do të vazhdojnë ta mbështesin atë edhe në të ardhmen.

Youtube

Arkiva

Kategoritë