Sht, Qer 20, 2026
Banner Top
Banner Top
Vitamina E, mund të ndikojë në rritjen e rrezikut për të pasur gjakderdhje në tru

Një rast konkret mund të jenë suplementet e vitaminës E, të cilat mund të rrisin rrezikun e një goditjeje hemorragjike dhe të ulin rrezikun e goditjeve ishemike.

“Një goditje hemorragjike ndodh kur gjaku nga një arterie fillon papritmas të rrjedh gjak në tru”, ka thënë C

Sipas ekspertëve shëndetësore, goditja hemorragjike ndodh kur gjaku nga një arterie fillon papritur të rrjedh gjak në tru.

Ndërkohë që, goditja ishemike ndodh kur “furnizimi me gjak ndërpritet në një pjesë të trurit”.

Sipas një studimi nga Marcus Shürks, studiues në Boston, është zbuluar se marrja e suplementeve të vitaminës E rrit rrezikun e goditjes hemorragjike me 22 për qind, por ul rrezikun e goditjes ishemike me 10 për qind.

Për këtë arsyje, NHS ka një sugjerim: “Ju duhet të jeni në gjendje të merrni sasinë e vitaminës E që ju nevojitet duke ngrënë një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar.”

“Nëse merrni suplemente të vitaminës E, mos merrni shumë pasi kjo mund të jetë e dëmshme.”

“Marrja e 540 mg (800 IU) ose më pak në ditë e suplementeve të vitaminës E nuk ka gjasa të shkaktojë ndonjë dëm.”

Mirëpo, një studim tjetër i radhës i kryer nga Universitet i Uashingtonit në Seattle, ka treguar se përdorimi i vitaminës E rrit rrezikun e kancerit të mushkërive për 28%.

Për këtë arysje, ekspertët shëndetësorë bëjnë thirrje që vitaminat të mos bëhen zëvendësues të një diete të shëndetëshme, pasi shumë prej tyre mund t’i gjeni në fruta e perime./ Express.co.uk,

Youtube

Arkiva

Kategoritë