Katie Sturino, është një grua nga New York-u që e pëlqen shumë modën.
Ndonëse nga të tjerët mund të konsiderohet si një grua me ca kilogramë më tepër, asaj i pëlqen shumë vetja e saj.
Për t’i bërë edhe gratë e tjera të ndihen mirë me peshën e tyre, ajo ka hapur një Instagram ku imiton veshjet e të famshmëve. Sturino ka një qëllim: të tregojë që stili nuk njeh peshë.
“Kur kam qenë e martuar, jam brengosur shumë për trupin tim. Para tre viteve, u ndava dhe i shtova edhe ca kilogramë më shumë. Në fillim as nuk po e vija re. Pas vetëm pak kohe unë i shtopva rreth 27 kilogramë”.
Tani, ajo ka zgjedhur që t’i bëjë edhe të tjerat që kanë peshë të njëjtë si ajo, që të ndihen bukur me trupin që kanë.
Më poshtë mund t’i shikoni disa nga veshjet që ajo ka imituar nga të famshmit:









