Enj, Shk 5, 2026
Banner Top
Banner Top

Mjeku Naser Ramadani ka reaguar lidhur me shqetësimet për virusin Nipah, duke theksuar se qytetarët duhet të qëndrojnë të informuar dhe jo të frikësuar.

Ai sqaron se, ndonëse virusi ka shkallë të lartë vdekshmërie, shpërthimet janë të rralla dhe të kufizuara në disa zona të Azisë. Sipas tij, rreziku për Kosovën, Shqipërinë dhe rajonin mbetet shumë i ulët

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka treguar edhe simptomat e këtij virusi, e të cilat mund t’i gjeni më poshtë:

Ethe, dhimbje koke, konfuzion, vështirësi në frymëmarrje, lodhje, marramendje, të vjella, diarre.

Sëmundja mund të përkeqësohet dhe të shkaktojë ënjtje të trurit (encefalit) dhe vdekje.

Rreth 20% e të mbijetuarve mund të kenë probleme neurologjike afatgjata.

Diagnostikimi:

Testet kryesore: RT-PCR dhe testet e antitrupave (ELISA).

Youtube

Arkiva

Kategoritë