Mër, Dhj 8, 2021
Banner Top
Banner Top
Vdes një grua në institutin special në Shtime

Një grua e cila ishte duke u trajtuar në institutin special në Shtime, ka ndërruar jetë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“HETIM I VDEKJES-Instituti Special Shtime 02.11.2021 – 00:50. Nga instituti është informuar se viktima femër kosovare-paciente, ka ndërruar jetë . Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.

Arkiva

Kategoritë