Enj, Pri 22, 2021
Banner Top
Banner Top
Vdes 20-vjeçarja e lënduar në shpërthimin e Ferizajt

20-vjeçarja, Fatime Haxhidema, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga shpërthimi me gaz i cili kishte ndodhur në një restorant të Ferizajt muajin e kaluar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

“Sot fatkeqësisht ka ndërruar jetë 20 vjeçarja në spitalin e Turqisë, ku edhe po trajtohej nga lëndimet e marra”, ka thënë Aliu.

Ndryshe, Haxhidema, ishte nisur më 7 janar në Turqi, ku edhe po trajtohej nga lëndimet e marra. /Telegrafi

Arkiva

Kategoritë