Bajame
20 copë
Ato kanë vitaminë, proteina dhe acide yndyrore omega-3, por po të hash në sasi kanë shumë kalori.
Frenoje veten dhe kujdes që mos të jenë të kripura, kripa stimulon fryrjen.
Çaj mente, xhinxheri ose kamomili
1 filxhan
Pak gëllënka të ngrohta do të ndihmojnë të qetësosh barkun, gazi është një fryrës i zakontë barku.
Dredhëza, mjedra, portokaj
1 filxhan secila
Duhet të qëndrosh larg frutave shumë të ëmbla, mollëve dhe rrushit për të përmendur disa, sepse ëmbëlsia thith lëngjet dhe të bën të ndihesh e fryrë. Frutat e rekomanduara përmbajnë ujë, një zgjedhje ngopëse dhe e shëndetshme dhe janë të pasura me antioksidantë që përforcojnë imunitetin dhe vitamina.
Asparagus
Kërcejtë e asparagusit kanë veti probiotike që ndihmojnë pastrimin e aparatit tretës.
Sasia nuk ka shumë rëndësi sepse shpargujt nuk shëndoshin.
Kos me pak yndyrë
Gjysmë filxhani
Kosi përmban probiotikë që ndihmojnë për pastrimin e aparatit tretës dhe favorizon bakteret e mira të zorrëve. Për më shumë shije, shto ca fruta. Nëse stomaku nuk t’i tret produktet e bulmetit, shmange.
Pulë, ose peshk i pjekur,
100 deri në 150 gram
Ushqimet e pasura me proteina, por pa yndyrë aktivizojnë metabolizmin dhe ndihmojnë të djegësh kalori edhe pasi të ka zënë gjumi. Pranoje ofertën.
Avokado
Gjysmë
Yndyrnat e shëndetshme të largojnë çdo lloj urie, dhe gjymë avocado ju ndihmonë ta shuani këtë ndjesi,.
Ujë
Pi një gotë ujë para gjumit për të nxjerrë kripërat. Shmang ujin e gazuar.