Tre persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar që një rast ishte në Mjekimin Intenziv Qendror në QKUK dhe dy rastet e tjera janë nga Spitali i Përgjithshëm në Prizren.
IKSHPK-ja ka njoftuar që numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 669.












