Pre, Sht 22, 2023
Banner Top
Banner Top
TRE TË SHËRUAR DHE KATËRMBËDHJETË RASTE ME COVID-19!

14 raste pozitive janë shënuar sot në vendin tonë, teksa tre persona janë shëruar.

Kështu ka bërë të ditur IKSHPK-ja.

“Sot më 20 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 208 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. 

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 14 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Prizren) dhe komuna e Rahovecit 6 raste (sipas vendbanimit 6 raste Rahovec).

Sot më 20 maj 2020, janë shëruar 3 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 772 raste”, thuhet në njoftim./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë