Gjatë 24 orëshit të fundit tetë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në vendin tonë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë ka arritur në 1 mijë e 256.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (66, 63 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Kamenicë 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (66 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (65 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Familjajonë/