Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Tërshëra, drithi magjik për organizmin tonë

Edhe pse është e njohur si produkt dobësimi, benefitet shëndetësore që i sjell tërshëra organizmit janë të shumta në numër.

Tërshëra është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminave, mineraleve, fibrave dhe antioksidantëve të rëndësishëm. 

Ajo ka efekte të shumta të shëndetshme për organizmin e njeriut, e këto përfshijnë humbje peshe, ulje të nivelit të sheqerit në gjak dhe një rrezik të zvogëluar të sëmundjeve të zemrës.

Më poshtë mund të shihni disa përfitime shëndetësore të bazuara në prova të ngrënies së tërshërës.

Është e pasur me antioksidantë

Tërshëra në vete përmban një antioksidant që quhet avenanthramide. Ky antioksidant ndihmon  në luftimin e radikaleve të lira, që ndikojnë në sëmundjet kardiovaskulare.

Ul kolesterolin

Është një burim i pasur fibrash, të cilat pengojnë thithjen e LDL-së, i njohur si kolesteroli i keq.  

Stabilizon sheqerin në gjak

Stabilizimin e nivelit në gjak e bën një dietë e pasur me fibra. Ajo ndihmon gjithashtu në parandalimin e diabetit. 

Ndalon shtimin në peshë

Tërshëra është e pasur me fibra, saqë arrinë t’ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë,duke parandaluar kështu shtimin në peshë.

Ul rrezikun e presionit të lartë të gjakut

Duke ditur se tërshëra përbëhet nga fibrat, atëherë janë të ditura edhe përfitimet e shumta kardiovaskulare, përfshirë këtu edhe reduktimin e rrezikut të presionit  të lartë të gjakut./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë