Mar, Sht 26, 2023
Banner Top
Banner Top
TERAPIA ME TRE ANTIVIRALË MUND TA PËRSHPEJTOJË SHËRIMIN NGA COVID-19

Shkruar nga Dr. Blerim Myftiu – Neurolog

Një studim i vogël i kryer në Hong Kong ka treguar dobinë e përdorimit të tre antiviralëve njëherësh (interferon-beta1 + lopinavir/ritonavir + ribavirin) në shpejtësinë e shërimit nga Covid-19. Te grupi i cili është trajtuar me Lopinavir 2×400 mg, Ritonavir 2×100 mg, Ribavirin 2×400 mg dhe 3 doza të Interferon-beta1 prej 8 milionë njësi çdo të dytën ditë, brenda mesatarisht 7 ditëve strishoja nazofaringeale për Covid-19 ka dalë negative, kurse grupit të trajtuar vetëm me lopinavir/ritonavir i janë dashur mesatarisht 12 ditë deri në shndërrimin e testit në negativ.

Përdorimi i terapisë së kombinuar antivirale ka shpejtuar shërimin dhe njëherësh edhe tërheqjen e simptomave klinike, duke pasur po ashtu një profil të mirë të efekteve anësore. Qëndrimi në spital i këtij grupi ka qenë po ashtu më i shkurtër – 9 karshi 14.5 ditë. Edhe niveli i interleukinës-6 ka qenë dukshëm më i ulët në gjakun e grupit me terapi të kombinuar.

Youtube

Arkiva

Kategoritë