Enj, Dhj 12, 2024
Banner Top
Banner Top
Të lëvizësh në rrugë pa maskë në këtë vend, rrezikon 3 vite burg

Deri në 3 vjet burg dhe gjoba që mund të shkojnë deri në 55 mijë dollarë. Ky është rreziku me të cilin përballet që nga e diela, kushdo që nuk do të vendosë maskë në vende publike, në Katar. 

Me më shumë se 30 mijë raste pozitive në një popullatë prej rreth 2 milionë e 700 mijë banorë, ose ndryshe më shumë se 1 për qind, vendi arab është mes shteteve me përqindjen më të lartë të infeksioneve në botë edhe pse deri më tani, sipas shifrave zyrtare, për shkak të virusit, kanë humbur jetën vetëm 15 persona. 

Sipas qendrës evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, vetëm Vatikani dhe San Marino kanë një përqindje infeksionesh për frymë, më të lartë se Katari. Në timon, maska nuk do të jetë e detyrueshme, e ky është i vetmi përjashtim i lejuar nga ligji i ri. Autoritetet e Katarit kanë thënë se tubimet gjatë muajit të ramazanit mund të kontribuojnë në rritjen e infektimeve. 

Ndërsa xhamitë, shkollat, qendrat tregtare dhe restorantet mbeten të mbyllura, punimet për stadiumet që do të presin botërorin e futbollit 2022 vazhdojnë. Ndërkohë që është konfirmuar se punonjës ndërtimi në tre stadiume kanë rezultuar pozitivë me virusin. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë