Pre, Jan 28, 2022
Banner Top
Banner Top
Spitali Ortomedica të gjitha operimet do t’i bëjë falas për Shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”

Spitali Ortomedica të gjitha operimet do t’i bëjë falas për Shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”.

Drejtoresha e spitalit Ortomedica Donjeta Ahmetaj, ka thënë se gjatë javës kanë pasur vizitë nga Shtëpia e të moshuarve në spitalin Ortomedica duke thënë se ishte vullneti ynë që të i ftonin dhe të e shohin gjendjen shëndetësore të tyre.

“Ne gjatë javës kishim mysafir pacientë nga shtëpia e të moshuarve, ishte vullneti ynë që të i ftonim dhe të e shohim gjendjen shëndetësore të tyre se si e kanë. Gjatë vizitave dhe kontrollave radiologjike që i bëmë ne pacientët nga ekipi mjekësore, pamë që disa nga pacientët prej vite nuk kanë ecur, disa kishin komplikime shëndetësore që duheshin urgjentisht të operohen. Falë humanizimit të mjekëve tonë, dje erdhëm në përfundim që sa më shpejt të fillojmë këto ndërhyrje në mënyrë që të e lehtësojmë jetën e banorëve të juaj”.

Dy nga banorët nuk ecin fare ka bërë të ditur Donjeta gjatë një bisede me Halil Kastratin.

“Dy nga banorët nuk ecin fare, njëri prej tyre ka nevojë për tre ndërhyrje që do të bëhen gjatë dy seancave, një tjetër banore ka nevojë për dy ndërhyrje në gjunjë ajo do të bëhet me një seancë dhe do e ngrejmë në këmbë së bashku”, tha Donjeta.

“Kjo që po e bëjmë ne është shumë pak ju Halil Kastrati, në krahasim me atë që po e bëni ju për këta të moshuar”, ka thënë drejtoresha e Ortomedica-s, Donjeta Ahmetaj. /FamiljaJonë/

Arkiva

Kategoritë