Mër, Maj 18, 2022
Banner Top
Banner Top
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierve

Sot është 12 Maji – Dita Ndërkombëtare e Infermiereve, e cila përkon me 202-vjetorin e lindjes së Florence Nightingale, e cila konsiderohet gjerësisht si themeluesja e infermierisë moderne. Në janar 1974, kjo ditë u shpall zyrtarisht Dita Ndërkombëtare e Infermierëve.

Rreth 2/3 e punëtorëve në QKUK, apo 60% të gjithë të punësuarve janë infermierë, dhe kjo shifër flet për fuqinë potenciale që kanë.

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve është krijuar në mënyrë që të mund të nderohen të gjithë infermierët në mbarë botën për punën e jashtëzakonshme që ata bëjnë. Infermierët kanë një rol të rëndësishëm dhe kanë përgjegjësi kur bëhet fjalë për shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve.

Me rastin e 12 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, sot nga ora 10:00 Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë organizon sot tryezën me moton: “Infermierët një zë për të udhëhequr – Investoni në infermierinë dhe respektoni të drejtat për sigurimin e shëndetit global”.

Arkiva

Kategoritë