Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të përgatisni kaçamak?

Në ka një gatim që të ndjell oreksin ai është kaçamaku.Ky ushqim është përgatitur në trevat shqiptare prej qindra shekujsh. Në fillimet e kësaj recete të përhapur gjërësisht në të gjitha vendet e Ballkanit, kaçamaku servirej në kushtet e varfërisë. Por e mira e kaçamakut është që gjithnjë serviret kur familja është e mbledhur bashkë, ndaj konsiderohet si një ushqim i dashur i shtëpisë.

600 ml ujë
1 patate
100 g miell misri
100 g djathë kaçkavall
50 g gjalpë
1 degë sherebelë
Kripë sipas dëshirës

Vendosim ujin dhe pataten e prerë të ziejë derisa të zbutet plotësisht, shtojmë miellin e misrit dhe vazhdojmë e përziejmë derisa copat e patates të treten dhe mielli i misrit të ziejë, kjo me temperaturë të ulët sepse kërcejnë pika dhe digjeni. Shtojmë djathin dhe vazhdojmë e përziejmë derisa të tretet. Në tigan skuqim gjalpin dhe gjethet e sherebelës derisa të bëhen kërce. E vendosim në tas dhe hedhim gjalpin sipër.

Youtube

Arkiva

Kategoritë