Mar, Pri 7, 2026
Banner Top
Banner Top
Si ta largoni dhimbjen e kokës pa ilaçe?

Shumë njerëz në botë vuajnë çdo ditë nga dhimbja e kokës, madje një studim ka bërë të ditur se rreth një në gjashtë njerëz në mbarë botën  përjetojnë dhimbje koke çdo ditë, disa prej të cilëve vuajnë nga migrena.

Udhëheqësja e disa klinikave në Mbretërinë e Bashkuar, Anisha Joshi, ka bërë të ditur se ka disa metoda për të larguar dhimbjen e kokës pa ilaçe.

E në lidhje me këtë, Joshi ka dhënë disa këshilla, shkruan The Sun.

Gjëja e parë që duhet bërë, sipas saj është relaksimi i muskujve të qafës dhe të shpinës.

Ajo është shprehur se kjo ndihmon në largimin e tensionit që mund të jetë shkaku i dhimbjeve të kokës që po përjetoni.

Anisha tutje bëri të ditur se për të parandaluar dhimbjen e kokës nevojitet që çdo ditë të ndahen disa minuta për të forcuar muskujt e qafës dhe u shpreh se duhet të pini deri në 1.5 litra ujë në ditë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë