Mër, Mar 20, 2024
Banner Top
Banner Top
Si shkaktohen infeksionet në rrugët e poshtme gjenitale te gratë? Tregon gjinekologia, Dr. Merita Demiri – Demolli

Të premten mbrëma në emisionin “Takimi virtual me Shëndritin” ishte e ftuar gjinekologia, Dr. Merita Demiri – Demolli, me të cilën u diskutua për infeksionet e poshtme në rrugët gjenitale te gratë.

Demolli, ndër të tjera, shpjegoi edhe mënyrën se si manifestohen këto infeksione, duke theksuar se shkaktar në këtë aspekt mund të jetë edhe higjiena joadekuate që aplikohen te rrugët e poshtme gjenitale.

“Infeksionet në rrugët e poshtme gjenitale prekin të gjitha femrat në të gjitha periudhat e tyre të jetës, duke filluar nga fëmijëria e hershme, deri te femrat në menopauzë. Ne e dimë që anatomia e femrës përkon me afërsinë e anusit me vagjinën, kjo është rruga më e shpeshtë përmes së cilës femra e merr infeksionin. Kjo nënkupton higjienë joadekuate e rrugëve të poshtme gjenitale e po ashtu edhe gjendje patologjike, ku te vajzat e reja kemi nivele të ulta të estrogjenit. Pastaj në periudhën e pubertetit, atëherë kur fillon të vijë cikli, kësisoj një edukim joadekuat i këtyre femrave ndikon që bakteriet e këtyre organeve të kalojnë në rrugët gjenitale. Te femrat seksualisht aktive është periudha që manifestohen më së shpeshti këto simptoma për shkak të partnerëve dhe bartjes së sëmundjeve në rrugët seksuale. Në moshën e reproduksionit, kur femrat kanë lindje, edhe këto janë patologji të shpeshta që ndërlidhen edhe me sëmundje të tjera”, përfundoi ajo.

Youtube

Arkiva

Kategoritë