Hën, Tet 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Si dallohen simptomat e ciklit menstrual nga ato të shtatzënisë?!

Shpesh gruaja mund të ngatërrojë sindromën premenstruale (para ciklit menstrual) me shenjat e shtatzënisë.

Dhe për të qartësuar më mirë idetë, një vajzë a grua duhet të dijë se simptomat premenstruale: shfaqen 7-10 ditë para ardhjes së ciklit menstrual.

Por cilat janë konkretisht shenjat që shfaqen?

Gruaja mund të ndjejë: 

Dhimbje dhe fryrje gjoksi si edhe dhimbje koke apo vështirësi në të përqëndruar; Nevojë për gjumë;

Rritje në peshë si edhe fryrje në fund të barkut;

Diarre, të vjella, konstipacion;
Ulje të nivelit të urinimit;

Gjendje depresive shoqëruar me kriza të qarash apo ndjesi demotivimi;

Gjendje e irrituar si edhe luhatje humori;

Rritje e dëshirës për ndonjë ushqim të caktuar (për shembull çokollatë)

Sipas Institutit Amerikan të Shëndetit të Fëmijës,8 shenjat  zakonshme të shëndetësisë janë:

1. Vonesa e menstruacioneve

2. Rrjedhjet e vogla te gjakut

3. Rritet ndjeshmëria e gjoksit

4. Theksohet edhe më shumë areola (pjesa e errët e gjoksit)/ Ngjyra kafe e areoles dhe thithave të gjoksit bëhet edhe më e errët për shkak të rritjes së hormoneve si dhe të rritjes së qarkullimit të gjakut.

5. Rritet ndjeshmëria ndaj aromave

6. Bark i fortë dhe i fryrë

7.Tension në fund të barkut/ Kjo ndodh në fillimet e një shtatzënie pasi uterusi rritet, qarkullimi i gjakut gjithashtu, duke bërë që të shtohen enë të reja gjaku. Rritet kështu tensioni në fund të barkut. Mund të paraqitet edhe dhimbje tek mesi (ijet), pasi ndryshimet hormonale bëjnë qe ligamentet të zgjaten për të përgatitur trupin ti përshtatet rritjes të barkut.

Youtube

Arkiva

Kategoritë