Të dielën emisionin “Familja Jonë” e hapim me këshillat për të posalindurit nga mamia Magbule Elezi, ku flasim për rëndësinë e masazhit tek foshnjat.
Në pjesën e dytë, bashkë me aktoren Gresë Gashi, flasim për teatrin dhe rolet e saj në këtë skenë.
Në bllokun e tretë të emisionit kemi të ftuar prindërit e aktores Gresë Gashi, të cilët flasin për jetën e tyre dhe fëmijërinë e Gresës.
Në rubrikën e kuzhinës, dietologia Albulena Shabani Ilazi sjell një recetë të shëndetshme për syfyr.
Në fund të emisionit sjellim rrëfimin e veçantë të pasardhësit të 15-të të Skënderbeut.
Takohemi të dielën, në ora 16:00, në Kanal 10.











