Policia e Kosovës dhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës përmes një njoftimi kanë konfirmuar se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje.
Tutje në njoftim thuhet se organet policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasje.
Rasti e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35-vjeçare”, thuhet nga policia.
Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes.













