Sht, Qer 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Shqipëria nis nesër vaksinimin kundër COVID-19

Republika e Shqipërisë nga nesër do të fillojë vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19.

Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

LAJM I MIRË

Nesër nisim vaksinimin antiCOVID”, shkroi ai.

Deri tani, Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës anti COVID-19 nga kompania Pfizer.

Mësohet se 10750 dozat e para të kësaj vaksine, sipas kontratës, do mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit. 30250 doza të tjera do vijnë në shkurt dhe të tjerat me radhë muaj pas muaj në bazë të planit të vaksinimit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë