Pre, Jan 28, 2022
Banner Top
Banner Top
Shpëtohet një foshnje nëntëmuajshe në QKUK

Një foshnjë nëntëmuajshe është shpëtuar sot në QKUK, së cilës i është larguar një kokërr të fasules nga bronku kryesor i mushkërisë së djathtë.

“Ndërhyrja ka zgjatur rreth 40 minuta dhe trupi i huaj është larguar me procedurën e quajtur bronkoskopi. Foshnja e gjinisë mashkull nga komuniteti serb, me vendbanim në Komunën e Kamenicës, ishte dërguar, fillimisht, në Spitalin e Gjilanit”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.

Milica Stojkoviq, nëna e fëmijës, ka falënderuar mjekët për punën e bërë, derisa ka mbetur e habitur me pritjen dhe shërbimet e ofruara.

“Jashtëzakonisht jemi të kënaqur me mënyrën se si është trajtuar foshnja jonë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Këtu njerëzit nuk dallohen në bazë të nacionalitetit. Çdo serb që ka probleme shëndetësore, mund të vijë këtu pa asnjë problem”, është shprehur ajo.

Gjendja shëndetësore e foshnjës është e mirë dhe sot do të lirohet për në shtëpi.

Arkiva

Kategoritë