Enj, Maj 28, 2026
Banner Top
Banner Top

Një grup shkencëtarësh kanë zhvilluar një pajisje inovative në formë patch-i që ngjitet në lëkurë dhe mund të monitorojë vazhdimisht shëndetin e foshnjës gjatë shtatzënisë.

Pajisja e quajtur “UPatch” përdor teknologjinë e ultrazërit për të përcjellë në kohë reale rrjedhën e gjakut dhe gjendjen e fetusit në mitër, duke ofruar monitorim për orë të tëra pa pasur nevojë për praninë e vazhdueshme të specialistëve.

Teknologjia është zhvilluar nga studiues të Universiteti Stanford, Universiteti i Oksfordit dhe Universiteti i Kalifornisë në San Diego, ndërsa rezultatet janë publikuar në revistën shkencore Nature Biotechnology.

Sipas studiuesve, pajisja synon të reduktojë alarmet e rreme, të shmangë vizitat e panevojshme në spital dhe të përmirësojë qasjen në kujdesin prenatal, sidomos në zonat me mungesë specialistësh.

Në testimet e realizuara me 62 gra shtatzëna, rezultatet e UPatch kanë qenë të ngjashme me ato të ultrazërit tradicional, duke treguar se pajisja mund të monitorojë me saktësi rrjedhën e gjakut dhe gjendjen e fetusit për periudha më të gjata kohore.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se rrjedha e gjakut te fetusi mund të ndryshojë vazhdimisht gjatë ditës dhe se disa ndryshime të përkohshme nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht komplikime serioze.

Youtube

Arkiva

Kategoritë