Sht, Pri 4, 2026
Banner Top
Banner Top
Shkencëtarët thonë se Alzheimeri mund të fillojë jashtë trurit

Për të gjetur një kurë për sëmundjen e Alzheimerit, shkencëtarët duhet të kuptojnë si dhe ku fillon kjo sëmundje. Një studim i ri i bërë në SHBA dhe Gjermani sugjeron se shkencëtarët deri më tash mund të kenë kërkuar në vendin e gabuar, ka raportuar Science Alert.

Studimi, që është publikuar në revistën shkencore “Neuron”, ka treguar se rreziku gjenetik për Alzheimerin dhe sëmundje të tjera të trurit është i lidhur me barrierën gjak-tru, një sistem mbrojtës që përfshin enët e gjakut dhe qelizat imunitare që rrethojnë dhe mbrojnë trurin.

Deri tani, Alzheimeri është shoqëruar kryesisht me grumbullime të proteinave jonormale që dëmtojnë neuronet në tru. Por ky studim sugjeron se shkaktari fillestar i sëmundjes mund të vijë nga jashtë, duke kaluar përmes barrierës së dëmtuar të trurit.

“Kur studiojmë sëmundjet e trurit, shumica e kërkimeve janë përqendruar te neuronet. Shpresoj që zbulimet tona të nxisin më shumë interes për qelizat që formojnë kufijtë e trurit, sepse ato mund të jenë thelbësore në sëmundje si Alzheimeri” thotë Andrew Yang, neuroshkencëtar nga Gladstone Institute of Neurological Disease në Kaliforni.

Shkencëtarët përdorën një teknologji të re të quajtur MultiVINE-seq, që analizon qelizat vaskulare dhe imunitare në tru, duke matur aktivitetin e tyre gjenetik dhe qasjen në kromatinën e ADN-së (pra, sa “e hapur” është ADN-ja për t’u përdorur nga qeliza).

Ata kanë studiuar 30 mostra të trurit post-mortem, nga njerëz me dhe pa sëmundje neurologjike. Rezultatet kanë treguar se shumica e varianteve gjenetike të lidhura me Alzheimerin ndodhen jo në vetë gjenet, por në zonat përreth tyre, që kontrollojnë se si veprojnë gjenet.

Youtube

Arkiva

Kategoritë