Hën, Shk 10, 2025
Banner Top
Banner Top
Shkencëtarët australianë zbulojnë se si sistemi imunitar lufton koronavirusin

Shkencëtarët në Australi pretendojnë se kanë zbuluar se si sistemi imunitar i njeriut lufton koronavirusin.

Në fakt ata kanë zbuluar katër lloje të qelizave të sistemit imunitar që i përgjigjen Covid-19.

Hulumtimi i tyre, i botuar në revistën e revistës Nature Medicine, tregon se njerëzit po shërohen nga virusi i ri njësoj si nga gripi.

Izolimi i qelizave të sistemit imunitar që trupi prodhon ndërsa lufton virusin gjithashtu duhet të ndihmojë në gjetjen e vaksinës, thonë ekspertët. Koronavirusi është përhapur në 172 shtete dhe territore në mbarë botën. Më shumë se 218,000 njerëz u infektuan. Deri më tani, rreth 84,000 janë shëruar dhe mbi 8,800 kanë vdekur.

“Ky konstatim është i rëndësishëm sepse për herë të parë, ne po shohim saktësisht se si sistemi imunitar lufton virusin e ri,” tha profesoresha Catherine Kegierska, një nga autorët e studimit. Studimi, i kryer në Institutin Peter Doerti për Infeksion dhe Imunitet në Melburn, mori vlerësime nga ekspertët, me një që e quante atë një “gjetje të rëndësishme”.

Shumë prej tyre janë rikuperuar nga koronavirusi – do të thotë se dihet tashmë që sistemi imunitar mund të përballojë me sukses atë.Sidoqoftë, kjo është hera e parë që hulumtimi ka identifikuar katër lloje të qelizave të sistemit imunitar që luftojnë sëmundjen Kovid-19. Qelizat u vëzhguan në një person që kishte simptoma të buta deri të moderuara të virusit dhe nuk kishte asnjë problem tjetër shëndetësor më parë.

Një grua dyzet e shtatë vjeçare nga qyteti kinez Wuhan u pranua në një spital në Australi. Ajo u shërua brenda 14 ditëve.Profesoresha Kadyerska tha për BBC se ekipi i saj ekzaminoi përgjigjen imune nga fillimi në fund me këtë pacient.

Tre ditë para se të përmirësohej gjendja e pacientit, qelizat specifike u vunë re në gjakun e saj. Në pacientët me grip, të njëjtat qeliza shfaqen në të njëjtën kohë para shërimit.

Përcaktimi se kur shfaqen qelizat e sistemit imunitar mund të ndihmojë “parashikimin e rrjedhës së sëmundjes”, thotë profesori Bruce Thompson, një ekspert i shëndetit në Universitetin e Teknologjisë Swinburne.”Kur i njihni skemat për përgjigjet e ndryshme, mund të parashikoni se nga cila fazë po rikuperoheni,” tha Thompson për BBC.

Profesoresha Kadjerska thotë se hapi tjetër në hulumtim do të jetë përcaktimi se përse reagimi i sistemit imunitar është më i dobët në raste të rënda.

“Tani është e rëndësishme të kuptohet se çfarë mungon ose çfarë është e ndryshme në pacientët me forma shumë të rënda të sëmundjes, si dhe ata që kanë vdekur, për të kuptuar se si të mbrohen njerëzit”, tha ajo./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë