Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Shkaqet e lemzës tek bebet

Nga kontraktimi i diafragmës shkaktohet mbyllje e papritur e kordeve vokale, prodhohet tingulli karakteristik i lemzës.

Lemza krijohet nga kontraktimet e përsëritura të një muskuli të diafragmës, i cili ndan organet e brendshme dhe barkun nga organet e kraharorit.

Nga kontraktimi i diafragmës shkaktohet mbyllje e papritur e kordeve vokale, prodhohet tingulli karakteristik i lemzës.

Te fëmijët e vegjël dhe bebet, ngaqë bashkëpunimi midis stomakut dhe ezofagut është i papjekur, valvula që ndodhet midis stomakut dhe ezofagut nuk mbyllet mirë, për këtë arsye, pas ngrënies, kur fryhet stomaku, kemi lemzë.

Kur një fëmijë ha me neps dhe bën aerofagji mund të shkaktohet kontraktim diafragme dhe lemzë.

Në qoftë se qumështi është shumë i ngrohtë ose shumë i ftohtë.

Në qoftë se fëmija qan fort për disa orë.

Në qoftë se fëmija qesh shumë, pa shkëputje.

Ndryshimet e papritura të temperaturës së trupit ose të mjedisit.

Faktorët patologjikë.

Lemzën mund ta ndalojmë në dy mënyrat e mëposhtme;

I japim të pijë disa gllënjka uji, kamomili ose qumështi me biberon ose gotë.

Kapim dhe lëvizim lehtë hundën, gjë që shkakton teshtitje por dhe pushim lemze.

Youtube

Arkiva

Kategoritë