Qendrat kryesore në shkallë globale të betejës me koronavirusin aktualisht janë Italia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarët spanjollë të shëndetësisë thonë se gjatë natës së kaluar u regjistruan 738 të vdekur duke e çuar në 3400 numrin total të viktimave nga COVID-19 në këtë vend.
Italia ku aktualisht numërohen më shumë se 74 mijë raste, mund të kalojë së shpejti Kinën për nga numri total i të infektuarve.
Mirëpo, situata po rëndohet edhe në Shtetet e Bashkuara. Shifrat e të infektuarve të konfirmuar arritën në mbi 69 mijë raste sot ndërsa ka pasur mbi 1000 të vdekur.
Pandemia e koronavirusit ka prekur gjithë botën. Deri më tani në shkallë globale ka më shumë se 487 mijë të infektuar dhe janë konfirmuar mbi 22 mijë të vdekur nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi./Familja Jonë












