Pre, Qer 12, 2026
Banner Top
Banner Top

Tymi i cigareve është një përzierje toksike që përmban më shumë se 7,000 komponime kimike, nga të cilat 250 janë helmuese dhe 70 shkaktojnë kancer. 

Për gratë shtatzëna, rreziqet janë edhe më të mëdha, pasi toksinat e thithura ndikojnë negativisht jo vetëm në shëndetin e nënës, por edhe në atë të foshnjës së palindur, duke shkaktuar probleme shëndetësore që mund të shfaqen që në fazat e para të jetës së tyre, shkruan burimi Very Well Family

Një nga efektet më të dukshme të pirjes së duhanit gjatë shtatëzanisë është vështirësia për të mbetur shtatzënë.

Hulumtimet tregojnë se gratë duhanpirëse kanë më shumë mundësi të përballen me probleme në shtatzëni. Po ashtu, ato janë më të rrezikuara për abort, lindje të parakohshme dhe shtatzëni ektopike.

Gratë shtatzëna duhanpirëse kanë gjithashtu një rrezik të shtuar për zhvillimin e placentës previa, një gjendje ku placenta është vendosur afër qafës së mitrës, duke kërkuar shpesh lindje me prerje cezariane. Po ashtu, ka një rrezik më të lartë të abstruksionit të placentës, ku placenta ndahet para kohe nga mitra, duke mundësuar lindje të parakohshme ose vdekje të foshnjës.

Pirja e duhanit ndikon gjithashtu në çarjen e parakohshme të qeses amniotike, duke rritur mundësinë për lindje të parakohshme.

Foshnjat e lindura nga nëna që pinë duhan janë gjithashtu më të rrezikuara për të pasur peshë të ulët lindjeje, një faktor kryesor i vdekjes së foshnjave.

Pirja e duhanit gjithashtu redukton sasinë e oksigjenit të disponueshëm për foshnjën, duke rrezikuar zhvillimin e tij të shëndetshëm. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë