Hën, Nën 29, 2021
Banner Top
Banner Top
Receta për një lazanjë të shijshme dhe të shëndetshme në të njejtën kohë

Lazanja është një ushqim shumë i shijshëm, por edhe me shumë kalori. Ky version i lazanjës tani është më i lehtë për t’u gatuar dhe përmban 500 kalori më pak se sa lazanja e zakonshme.

Receta:

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 qepë e madhe (250 g), e grirë hollë

320 gr karota, të grira hollë

2 shkopinj selino (140 g), të grira hollë

2 gjethe dafine

500 gr mish viçi i grirë

3 thelpinj hudhre të mëdha, të grira imët

400 gr domate të grira në kuti

2 lugë gjelle sos domatesh

1½ lugë çaji pluhur bujoni me perime

400 ml qumësht gjysëm i skremuar

30 gr miell integral

6 fletë lazanja integrale (125 g)

25 gr parmezan të grirë hollë

HAPI 1

Ngrohni furrën në 180C/160C. Ngrohni vajin në një tigan të madh dhe skuqni qepën, karotat, selinon dhe një gjethe dafine për 8-10 minuta derisa perimet të zbuten. Shtoni mishin e grirë dhe hudhrën dhe skuqeni rreth 5 minuta, derisa mishi i viçit të marrë ngjyrë kafe. Hidhni domatet dhe një gotë me ujë, lërini të ziejnë për 20 minuta me kapak të mbuluar, dhe heqni kapakun pas 10 minutash për të zvogëluar pak masën.

HAPI 2

Qumështin e hidhni në një tigan mesatar bashkw me miellin, derisa masa të mos ketë gunga. Shtoni gjethen e dytë të dafinës dhe vazhdoni të gatuani, duke e trazuar, për 8-10 minuta derisa të trashet.

HAPI 3

Hidhni një të tretën e mishit të grirë në një enë pjekjeje 19 x 24 cm, dhe sipër vendosni dhe lyeni dy petë lazanje. Hidhni gjysmën e grirë të mbetur me lugë, më pas shtoni dy petë të tjera të lazanjas derisa të mbarojë mishi i grirë. Hidhni me lugë salcën e bardhë dhe spërkatni me djathë. Piqeni për 40 minuta derisa të marr flluska dhe të marr ngjyrë të artë./

Burimi: bbcgoodfood.com

Arkiva

Kategoritë